Rita Ora drekon me supermodelen e njohur në Londër

Mediale Vip

Rita Ora drekon me supermodelen e njohur në Londër

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:47
Rita Ora

Rita Ora ka drekuar me një mike të ngushtë pas arritjes në Londër.

Rita Ora së fundi ishte në Gjermani, ku mori pjesë në eventin që ishte organizuar nga Thomas Sabo..

Këngëtarja është bërë imazhi i re i këtij brendi të aksesorëve, andaj edhe solli pamje nga kampanja e re.

Pas Gjermanisë, destinacioni i radhës i Ritës ishte Londra, ajo është fotografuar nga paparacët teksa po drejtohej në restaurant për të drekuar.

Ajo në këtë vend drekoi bashkë me modelen Kate Moss dhe i dashuri i saj, Count Nikolai, ndërsa “DailyMail”, publikoi imazhe të tyre gjatë rrugës për në destinacionin e caktuar.

Image

Rita kishte veshur një palë pantallona të bardhë, një bluzë të shkurtër dhe një xhaketë ngjyrë leopardi.

Në anën tjetër, Kate Moss dukej në formë të mirë e veshur me bluzë të zezë dhe minifund ngjyrë kafe, teksa po shoqërohej nga i dashuri i saj, 32-vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat