Era Istrefi feston ditëlindjen me miqtë në Tiranë, Elvana Gjata e ftuar speciale

Mediale Vip

Era Istrefi feston ditëlindjen me miqtë në Tiranë, Elvana Gjata e ftuar speciale

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 09:43
Era Istrefi

Mbrëmjen e djeshme Era dhe Nora Istrefi ishin dy nga artistet që elektrizuan skenën e “Coca Cola Summer Festival” në sheshin “Skënderbej”. Dy motrat kënduan hitet e tyre më të njohura dhe këngën që i bëri bashkë, “Nuk e di”. Në po të njëjtën ditë Era festoi 25-vjetorin e lindjes dhe gjatë festivalit mori një surprizë shumë të bukur nga fansat e pranishëm në shesh, të cilët kënduan njëzëri këngën e ditëlindjes.

Pas festivalit Era së bashku me miqtë e saj festoi në një nga baret e kryeqytetit, ku gjithçka ishte zbukuruar me rastin e ditëlindjes.

Përveç Norës dhe miqve që e shoqëruan në koncert, në festën e Erës nuk mungoi as Elvana Gjata, e cila ka qenë e pranishme si e ftuar speciale. Dy artistet kanë publikuar video në ‘Instagram’, në të cilat duket qartë se ruajnë një raport shumë të mirë miqësor.

Vitin e fundit Era Istrefi ka korrur shumë sukses në muzikë dhe sot renditet ndër artistet më të mira, ndaj këtë ditëlindje ka pasur një arsye më shumë për të festuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat