Rikthehet Madona shqiptare, lajmëron koncertin në Tiranë

Mediale Vip

Rikthehet Madona shqiptare, lajmëron koncertin në Tiranë

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 13:18
Elda Shabani (Madona)

Këdo që kishte marrë malli për Madonën shqiptare duhet të sigurohet që të dëgjojë të rejat e fundit pasi ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri.

Elda Shabani (Madona) ishte e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ku zbuloi se do të futet fuqishëm në tregun shqiptar.

Këngëtarja po punon për një album muzikor, të cilin do ta sjellë me klipe muzikore. Madje së shpejti do të bëjë një koncert në amfiteatrin e Tiranës me këngët e reja.

“Unë do përgatis disa këngë. Do përgatis një album. E di që ka dalë jashtë mode, po për mua jo. Përveç këngëve solo, do ketë edhe një duet me këngëtarin Xem Asremi. Po përgatisim një jetë këngë tironse se jam goc tirone”, ta këngëtarja.

Përveç të tjerave, ajo zbuloi të vërtetën e emrit të saj duke theksuar se nuk ka imituar asnjëherë Madonën amerikane.

“Pseudonimi i emrit tim, që kur isha e vogël isha besimtare dhe i lutesha Perëndisë. Vazhdimisht shkoja në kishë me shoqet e klasës dhe mënyra si lutesha më thonin, “Aman si lutesh, si një Madona e vogël”. Duke u rritur, u bëra këngëtare dhe publiku dëgjonin shoqërinë që më thërrisnin Madona dhe mendonin se imitoja Madonën amerikane, që nuk ka lidhje fare”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat