Ambasadori i Izraelit në Shqipëri shtron darkë për Jonida Maliqin

Mediale Vip

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri shtron darkë për Jonida Maliqin

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:04
Pamje nga takimi

Jonida Maliqi këtë vit ishte përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision.

Këngëtarja e cila veçohet për zërin e saj unik mori pjesë me këngën ‘Ktheju Tokës’ me të cilën u rendit e 17-ta me radhë.

Festivali i njohur i këngës ‘Eurovision’ u mbajt në Izrael, ndërsa Jonida së fundi i nderua pikërisht nga ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin i cili ka shtruar një darkë private për Jonidën.

Përmes një imazh të publikuar në Instagram, Jonida ka falënderuar ambasadorin për këtë gjest.

“E nderuar nga Ambasadori i Izraelit dhe stafi i tij në një darkë private”, ka shkruar Jonida në mbishkrimin e imazhit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat