Me kapele duke mbuluar barkun, fotoja e dyshimtë se Marina Vjollca është shtatzënë

Mediale Vip

Me kapele duke mbuluar barkun, fotoja e dyshimtë se Marina Vjollca është shtatzënë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 15:17
Marina Vjollca

Pas Karaibeve, ku ajo shijoi disa ditë pushimesh përrallore bashkë me partnerin, Getoar Selimi, për Marina Vjollcën duket se vera sapo ka nisur.

Por, nëse ka një gjë për të cilën Marina është përfolur më së shumti kohët e fundit, ajo ka lidhje pikërisht me pritjen e ëmbël.

Fillimisht, ishte një foto që ajo vetëm postoi ku shfaqet Getoari që i kishte vënë dorën tek barku, ndërsa të gjithë e komentonin se ishte shtatzënë. Atëherë ajo reagoi me një koment të thjeshtë duke thënë: "Qetësoheni" dhe asnjë detaj më shumë.

Ndërsa, kanë qenë fotot e fundit ato të postuara në profilin e saj zyrtar në Instagram që kanë ngritur gjithë tymnajën e hamendësimeve për një shtatzëni të mundshme të Marinës.

Thuajse, në të gjitha fotot ajo ka mbuluar barkun me kapele, ndërsa në foton e fundit fare duke shijuar perëndimin ajo ka dalë me kurriz. Fansat i shkruajnë: "Ske nevojë me e fsheh barkun"! Dhe të tilla komente janë dominuese.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat