Elvana Gjata zbulon surprizën, konfirmon pjesëmarrjen në ‘Sunny Hill’

Mediale Vip

Elvana Gjata zbulon surprizën, konfirmon pjesëmarrjen në ‘Sunny Hill’

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 18:53
Elvana Gjata

Festivali ‘Sunny Hill’ edhe këtë vit pritet të jetë i jashtëzakonshëm.

Yjet e muzikës botërore, si Calvin Harris, Miley Cyrus dhe padyshim ylli i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa do ta dërgojnë festivalin në një tjetër nivel.

Por, përveç emrave të njohur në mbarë botën, janë edhe këngëtarët më të njohur në vend që pritet ta argëtojnë publikun.

Pas Ledri Vulës, Kidës, Yll Limanit e shumë emrave të tjerë, edhe këngëtarja e mirënjohur, Elvana Gjata ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë festival.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram.

“Pra, ju thash që e kam një befasi për juve dhe është kjo. Jam shumë e lumtur të iu njoftoj se këtë vit do të performojë në festivalin ‘Sunny Hill’ Uroj të iu shoh të gjithëve aty, për një natë të paharrueshme!! Ne jemi shqiptarë”, ka shkruar Elvana në mbishkrimin e fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat