Lori flet për jetën private: Jam xheloze, por…

Mediale Vip

Lori flet për jetën private: Jam xheloze, por…

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:46
Loreta Kaçka

Loreta Kaçka, ose siç identifikohet tashmë si Lori, ka krijuar një profil të veçantë në skenën e muzikës shqiptare. Të pakta janë këngëtaret e reja që zgjedhin t’i dedikohen muzikës folk, por Lori vendosi të largohej nga Durrësi ku u rrit për t’u zhvendosur në Kosovë ku jeton prej më shumë se 10 vitesh dhe ku ka krijuar një repertor të madh këngësh të njohura. Pak ditë më parë ajo ka qenë pjesë e një koncerti të realizuar në Tiranë dhe njëkohësisht ka dhënë edhe një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan.

“Kam ardhur në Tiranë për shkak të një koncerti. Edhe pse shumë më njohin si Lori nga Kosova unë e kam theksuar gjithmonë që jam nga Devolli i Korçës, por babai im ka qenë oficer dhe kemi lëvizur në qytete të ndryshme. Tashmë jetoj në Kosovë, kam shtëpinë time, por jetoj vetëm. Kjo nuk është gjë e mirë sepse bëhesh shumë vetjake. Në fillim kam pasur shumë koncerte në Kosovë dhe nuk kisha mundësi të udhëtoja shpesh, ndaj edhe vendosa të qëndroj atje”, tha këngëtarja.

Ndonëse jeton vetëm, Lori nuk e ka fshehur se në jetën e saj është një njeri i rëndësishëm.

“Unë nuk jam vetëm. Deri tani jemi mirë, ndihemi mirë, por se çfarë do të ndodhë më vonë ia lemë kohës. Nuk kemi bërë plane. Nuk jam shumë e dhënë pas dasmës, për mua është e rëndësishme të kalojmë mirë. Prindërit nuk e kanë takuar ende, vazhdon të jetë diçka e imja. Unë jam shumë e ndjeshme dhe kjo më krijon probleme. Jam xheloze, por jo e çmendur. Nuk jam tip që bëj skena. Është normale të duash një fëmijë, por edhe këtë ia kam lënë kohës, kur të vijë le të vijë. Por edhe nëse s’mund të kesh një fëmijë tëndin mund ta adoptosh. Jam pro adoptimit, ka shumë fëmijë që kanë nevojë për një familje”, tregoi Lori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat