Video montazha të bukura, Maradona e Van Damme vallëzojnë me këngën e re të Ardian Bujupit

Mediale Vip

Video montazha të bukura, Maradona e Van Damme vallëzojnë me këngën e re të Ardian Bujupit

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 22:18
Ardian Bujupi

Ditë më parë iu shtua edhe një këngë estradës muzikore shqiptare dhe duket se po pritet mirë prej publikut.

Është fjala për këngën “Arrita”, të cilën e solli këngëtari i njohur Ardian Bujupi, i cili tashmë ka bërë emër edhe në shtetin gjerman.

Ai gjithashtu është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video mjaft interesante.

Gjatë ditës së sotme në llogarinë personale në Instagram ka publikuar dy video montazha që për prapavijë kanë këngën e tij të fundit.

Në fakt, aktori Jean Claude Van-Damme dhe ish-futbollisti , Diego Maradona shihen teksa vallëzojnë nën ritmet e këngës së shqiptarit.

Ndryshe, “Arrita” deri më tani është shikuar rreth 800 mijë herë në YouTube gjersa Bujupi tashmë ka nisur me koncertet e sezonës verore. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Van Damme Valle ??? flmmm #arrita

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat