Kevin Spacey lirohet nga njëra akuzë për ngacmim seksual

Mediale Vip

Kevin Spacey lirohet nga njëra akuzë për ngacmim seksual

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 07:49
Kevin Spacey

Një djalë i ri që e akuzoi aktorin Kevin Spacey se e kishte dehur së pari dhe më pas ka abuzuar seksualisht duke e prekur në vitin 2016, hoqi dorë nga padia kundër aktorit.

Avokati i të riut tha se klienti i tij më 3 korrik vendosi për të tërhequr padinë e tij. Gjithashtu, kjo lëvizje nënkupton se njeriu që akuzoi artistin nuk mund ta akuzoj përsëri, shkruan BBC.

Ai ka pranoi kompensim material për dëmin e shkaktuar nga “sjellja eksplicite seksuale” e pretenduar e aktorit të famshëm në restorantin e “Club Car” në Nantucket.

Ylli i Hollivudit vazhdimisht ka mohuar pretendimet e abuzimit seksual. Gjegjësisht, ky fituesi i dyfishtë i Oscarit u deklarua se nuk ndihet fajtor për ndaj akuzave.

Viktima e pretenduar e 59-vjeçarit është djali i ish-presidentes së një televizioni lokal të qytetit të Bostonit, Heder Anrah, i cili për këtë rast foli publikisht vitin e kaluar.

Ndryshe, Spacey tashmë ka humbur mbështetjen e shumë sponsorëve dhe paraqitjet në projekte filmike si rezultat i këtij “skandali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat