Burri i dhuron makinë Blerina Bombajt

Mediale Vip

Burri i dhuron makinë Blerina Bombajt

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 08:04
Blerina Bombaj

Ka qenë një dhuratë mjaft e vecantë ajo që bashkëshorti ka zgjedhur t`Ii bëjë Blerina Bombajt. Ai ka blerë një makinë!! Në një rast të tillë, kush nuk do të gëzohej, por cështja është se nuk bëhet fjalë për një makinë nga këto modernet, të reja e me super kushte. Jo, ai ka zgjedhur dicka të veçantë, sic e tregoi dhe vetë Blerina në një postim në Instagram.

Ai ka zgjedhur ta bëjë të lumtur duke i blerë një makinë që nuk është aspak siç pritej.

“Kur e ke bashkëshortin me gusto allasoj, pret për dhuratë makinë të ‘92-shit, me 20 mijë km, që mund të jetë ndër të paktat që qarkullojnë. Kështu është pa kondicioner, me sendilje të leshta, por ama e ke vetëm ti, kjo ka rëndësi. Kësaj i thonë bëj qejf me qejfin tim”,- ka shkruar ajo me shaka, por makinën ama, do ta mbajë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat