Flet më në fund Victoria Beckham, ja përse nuk u bashkua me ‘Spice Girls’

Mediale Vip

Flet më në fund Victoria Beckham, ja përse nuk u bashkua me ‘Spice Girls’

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 14:25
Victoria Beckham

Victoria Beckham ka folur më në fund.

Arsyeja e mungesës së Victoria Beckham me grupin ‘Spice Girls’ është diskutuar mjaft shumë.

Ajo u shpreh se e kishte të pamundur të merrte pjesë, por së fundmi në një intervistë për “Vogue Germany” ka folur për këtë vendim të sajin.

Image

“M’u desh shumë guxim që të mos shkoja në turne sërish me Spice Girls, por të isha ajo që thotë: “E di çfarë, nuk do e bëj sepse gjërat nuk janë si më herët.” Do preferoja të përqëndrohesha te familja dhe kompania ime. Jam 45 vjeç tani dhe shumë e lumtur që jam kjo që jam. Nuk po mundohem të ndryshoj, dua të jem versioni më i mirë i vetes. Përpara se të mbushja 40 vjeç, nuk kisha kaq vetëbesim. Mësova të dëgjoja instiktin.”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat