Pse të gjithë e pyesin Redon Makashin kur do martohet?

Mediale Vip

Pse të gjithë e pyesin Redon Makashin kur do martohet?

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 16:14
Redon Makashi

Nuk ka program televiziv në të cilin Redon Makashi nuk i shpëton pyetjeve mbi martesën. I ftuar në “E Diell” në Top Channel Redonit këtë herë herë kureshtja mbi jetën e tij private iu delegua dy miqve të tij të vjetër Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka. A e kanë pyetur ndonjëherë ata mbi këtë merak kaq të madh? 

“Me miqtë e mi unë nuk flas asnjëherë për këto gjëra edhe pse ata e kanë provuar martesën” u shpreh këngëtari. 

“Kur prindërit e mi takojnë Sandrin i kërkojnë që të më flasë dhe e di si përgjigjet ai? – rrëfeu Redoni

“E di vetë ai”- tha duke qeshur Makashi. Ai pohoi se ëndrra e tij më e madhe është që të ketë një shtëpi druri në mes të pyllit ku padiskutim do jetojë me njeriun e zemrës. Ja pra Redoni na e tha me gojën e tij që paska një lidhje dashurie. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat