Tiranë apo Prishtinë? Jonida Vokshi tregon se ku do të jetoje me Besnikun mbas dasmës

Mediale Vip

Tiranë apo Prishtinë? Jonida Vokshi tregon se ku do të jetoje me Besnikun mbas dasmës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:44
Jonida Vokshi me Besnik Krapin

E ftuar në "Xing me Ermalin", aktorja bukuroshe Jonida Vokshi dha ekskluzivisht lajmin e bukur se është në një lidhje me Besnik Krapin, producent i mirënjohur nga Kosova dhe personalitet shumë i njohur në fushën e kinematografisë.

Jonida dhe Besniku dhanë më pas lajmin se do të martohen këtë shtator ku më pas në media u komentua gjatë se ku dotë qëndrojnë çifti mbas martesës duke qënë se Jonida e ka karrierën në Tiranë ndërsa Besniku vazhdon karrierën e tij në Prishtinë.

Mirëpo, një koment i moderatores së fundmi mesa duket ka sqaruar çdo paqartësi.

Jonida ka publikuar një foto ku shihet me qenin e saj teksa po shëtit dhe në përshkrim të fotos ka shkruar:

“E diela me Nikin në Prishtinën time”.

Image

Të gjithëve u ka tërhequr vëmendjen komenti i moderatorit Ermal Mamaqi i cili i shkruan Jonidës:

“Prishtina është e Besnikut. Ti ke Tiranën. Mos e lësho veten…”, por me përgjigjen e saj Jonida ka lënë të kuptohet se do të zhvendoset në Kosovë me partnerin e saj. “I kemi ndërruar tani, Prishtina është e imja, Tirana është e Besnikut. Kështu që tani e di ku më gjen”, ka përfunduar Jonida.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat