Muzikanti 21 vjeçar kishte vdekur nga mbidoza e kafeinës

Mediale Vip

Muzikanti 21 vjeçar kishte vdekur nga mbidoza e kafeinës

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 13:32
Lachlan Foote

Një muzikant 21 vjeçar ka vdekur papritur nga mbidoza e kafeinës pasi piu një përzierje porteinash.

Një ditë para se të mbushte 22 vjet, Lachlan Foote ishte gjetur i vdekur në banjo nga prindërit e tij në Ditën e Vitit të Ri në vitin 2018.

Babai i Lachlan-it shkroi në Facebook për vdekjen e të birit me shpresë se mund ta shpëtojë jetën e dikujt.

 Ai tha se raporti mjekësor tregon që djali i tij kishte vdekur nga sasia vdekjeprurëse e kafeinës, pa qenë i vetëdijshëm.

21 vjeçari përdori pa dashje një përzierje proteine me shumë kafeinë të pastër - një lugë gjelle e cila mund të jetë e barabartë me deri në 50 gota kafe.

Në mbrëmjen që vdiq, Lachlan kishte shkruar në një grup të Facebook-ut se pija e tij kishte shije të hidhur.

 “Duket sikur pluhuri i proteinave është prishur. Sapo bëra një përzierje kundër hangover dhe ka shije të tmerrshme’, kishte shkruar ai, percjell KosovaPress.

Brenda pak orësh, 21 vjeçari kishte ndërruar jetë. Familja e tij duan ta shpërndajnë këtë ndodhi për të paralajmëruar të tjerët. Sipas të atit, vetëm një lugë gjelle mund të shkaktojë pasoja vdekjeprurëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat