Prindërit duan që Redon Makashi të martohet, por ja si e shpëtojnë Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda

Mediale Vip

Prindërit duan që Redon Makashi të martohet, por ja si e shpëtojnë Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:05
Redon Makashi

Këngëtari i njohur, Redon Makashi, thuajse në çdo intervistë të tij, nuk mund t’i shpëtojë dot pyetjes rreth martesës.

Edhe pse është përfolur për një marrëdhënie dashurie, Redoni asnjëherë nuk e ka konfirmuar. Ndërkohë përsa i përket, duket se nuk ka asgjë në horizont.

E kjo duket se u ka mbetur më tepër peng prindërve të tij, sesa vetë Redonit. Një ditë më parë, Makashi ka qenë i ftuar në emisionin “E Diell”, ku tregoi se shokët e tij të grupit, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, nuk e pyesin kurrë për këtë.

Madje Redoni ka shtuar ata e mbrojnë para prindërve, të cilët duan ta shikojnë të birin të martuar. “Kur prindërit e mi takojnë Sandrin i kërkojnë që të më flasë dhe e di si përgjigjet ai?”, tha Redoni, “E di vetë ai”.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Redon Makashi nuk e mendon ta kalojë jetën me një person të cilin e dashuron. Ai foli edhe për dashurinë e tij ideale, të cilën siç tha, e imagjinon ta shijojë në një shtëpi druri në mes të pyllit, ku të jetë vetëm ai me njeriun e zemrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat