Arjola Sehu, në Libohovë për të prezantuar e vetme finalen e “Miss Shqipëria”: Kurorën e nuses do e vendos kur ta ketë shkruar Zoti!

Mediale Vip

Arjola Sehu, në Libohovë për të prezantuar e vetme finalen e “Miss Shqipëria”: Kurorën e nuses do e vendos kur ta ketë shkruar Zoti!

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 17:31
Arjola Sehu

Arjola Shehu do të prezantojë e vetme sonte finalen e “Miss Shqipëria 2019” në Kalanë e Libohohës. Pas një turi që ka nisur në Tiranë për të shkuar deri në Ulqin në veri dhe Sarandë në jug, 28 konkurrentet e këtij viti presin me ankth kurorëzimin larg metropolit. Për adrenalinën e show-t me të ftuar specialë, artistë të njohur të skenës dhe një juri profesioniste, Arjola flet për “Panorama Plus”.

Ke njoftuar sipërmarrjen e fundit, prezantimin e “Miss Shqipëria”. Pse ndihesh kaq e lumtur për një garë ku konkurrenca mes të bukurash është në plan të parë?

Është fat të provosh kënaqësinë e jashtëzakonshme të të qenurit e përzgjedhura e një produksioni për të prezantuar një kompeticion të përmasave të tilla . Unë jam e lumtur sepse spektaklet më pëlqejnë dhe se kam kënaqësinë e madhe të të punuarit me dy njerëz të mrekullueshëm, si Alda Bida dhe Petri Bozo. Më pëlqen sepse shijoj çdo eksperiencë që më rrit dhe më jep më shumë! Ndaj jam mirënjohëse!

Skena e “Miss Shqipëria” është vendosur në Libohovë të Gjirokastrës. Të duket e vështirë të bësh spektakël në një zonë jashtë metropolit?

Origjina ime është nga Gjirokastra, gjyshërit e mi kanë lindur aty, ndaj edhe besoj kjo e bën më të bukur dhe më të veçantë këtë përvojë për mua. Përveç kësaj, u mësova tani që të realizoj spektakle në qiell të hapur, sepse kjo barazvlerësohet me çdo produksion të “Deliart”, kështu që po shijoj çdo çast. Është bukur që të promovohet çdo cep i mrekullueshëm i Shqipërisë, Petri Bozo është emri më i fuqishëm që lidh të bukurën dhe artin me historinë shqiptare.

Do të kesh partner në këtë garë bukurie, dhe cili do të dukej i duhuri pasi ke provuar Ardit Gjebrenë?

Në produksione të tilla janë gjithmonë producentët ata që vendosin. Producenti Ardit Gjebrea, që është udhëheqësi i “Kënga Magjike”, vendosi të më kishte në krah mua. Në “Miss Shqipëria” më kanë dhënë besim të plotë për ta udhëhequr e vetme këtë spektakël, njësoj siç ndodhi edhe në “Netët e Klipit Shqiptar”, dhe jam shumë e lumtur, por njëkohësisht edhe me një përgjegjësi të madhe që ta realizoj me sukses këtë mision.

Si ndodhi që ia fitove zemrën një regjisori me eksperiencë si Petri Bozo, duke qenë se ishe pjesë e projektit “Netët e klipit”?

Ah, “Netët e Klipit” është një përvojë e paharrueshme për mua. Me një kimi profesionale, një harmoni dhe mirëkuptim të jashtëzakonshëm më të gjithë stafin, që punoi me një dedikim të pamatë për atë produksion. Nuk di të të them shumë për “përse Arjolën”, ndoshta duhet të pyesim Aldën dhe Petrin, por di të të them që kam njohur njerëz të rrallë që i ndiej shumë pranë, njësoj si një familje e madhe. Nga “Kush vjen Ah, “Netët e Klipit” është një përvojë e paharrueshme për mua. Me një kimi profesionale, një harmoni dhe mirëkuptim të jashtëzakonshëm më të gjithë stafin, që punoi me një dedikim të pamatë për atë produksion. Nuk di të të them shumë për “përse Arjolën”, ndoshta duhet të pyesim Aldën dhe Petrin, por di të të them që kam njohur njerëz të rrallë që i ndiej shumë pranë, njësoj si një familje e madhe.

Nga “Kush vjen për drekë” te një garë miss-esh, ku delikatesa është në plan të parë. Ti ku ndihesh më afër, jetës praktike apo asaj në majë të takave?

Besoj kjo është një e përbashkët, se edhe kuzhina do shumë delikatesë, padyshim. Jo domosdoshmërisht një vajzë për t’u dukur bukur duhet të qëndrojë në majë të takave, vajzat tona i kemi parë edhe sportive, praktike dhe me elegancën e veshjeve shik, e duken magjike në të gjitha versionet e tyre. Edhe unë jam komfort në të gjitha versionet e mia.

Ndërkohë që sa i takon televizionit, u fol se po përgatitesh për një program të ri në “Ora News”. Çfarë mund të na zbulosh më shumë?

Unë mund të zbuloj që më 6 korrik do të jem në Kalanë e mrekullueshme të Libohovës, ku do të shpallim më të bukurën shqiptare. Sezoni i ardhshëm televiziv është larg… Fokusi dhe energjia ime është e përqendruar e gjitha në bërjen mirë të punës sime, me gjithë besimin që Alda dhe Petri më kanë dhënë. Kam detyrë të rëndësishme përpara, kështu që më uroni fat!

Në fotot e fundit shfaqesh me kurorën e miss-it në këmbë. Si mund ta interpretosh atë gjest?

Kurora e Miss-it është autentike, me vlera të jashtëzakonshme, e mbyllur në bankë dhe del prej andej vetëm në mbrëmjen e madhe të kurorëzimit të më të bukurës. Ajo kurorë që ju patë në “Instagram”-in tim, është një kurorë e zakonshme, se kurorën e Miss-it e mban një Miss dhe unë ende nuk jam shpallur një e tillë. Ishte një foto që na pëlqeu edhe e ndamë me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pa ndonjë domethënie të veçantë.

Për ty, ku fillon të qenurit e bukur si Miss nga seksi si aktore filmash për të rritur që shohim rëndom sot në rrjetet sociale?

Po veten ku e sheh më shumë? Nuk mendoj se rrjetet sociale janë kthyer në një vend ku promovohet vetëm antivlera. Ka edhe vlera, për ata që duan t’i përqafojnë, sigurisht. Po ashtu sikurse besoj në fuqinë e femrës, që ka një potencial të jashtëzakonshëm për të bërë gjëra tej fasadës. Në “Miss Shqipëria” vlerësohet karakteri, inteligjenca, personaliteti dhe padyshim edhe bukuria. Ku e shoh unë veten më shumë? Besoj që publiku më njeh dhe e di se moderimi dhe gazetaria është profesioni dhe pasioni im.

Pyetjet që u bëhen Misseve për paqen në botë, me çfarë pyetjesh më të forta do i zëvendësojë?

Po sjell në vëmendjen tuaj një shprehje të Nënë Terezës. Ajo thoshte: “Nëse marshoni kundra luftës, nuk bëhem pjesë e juaja, por nëse marshoni pro paqes, ju lutem me ftoni…!” Nuk mendoj se “Paqe në Botë” është një mesazh i pakuptimtë dhe jodomethënës, përkundrazi. Megjithatë, e kuptoj kontekstin në të cilin ju e sillni në vëmendje të lexuesit, e për këtë mund t’ju them se në “Miss Shqipëria” vajzat tona janë të etura për dije edhe për informacion. Ndaj dhe Universiteti i Qipros, duke parë promovimin e vazhdueshëm që ky kompeticion i bën pikërisht kësaj teme, ka vendosur që këtë vit të dhurojë një bursë të plotë për vajzën që do të shpallet “Miss Shqipëria”. Mund t’ju rrëfej dhe një detaj interesant për lexuesit tuaj, sepse kam qenë shumë pranë vajzave, janë shumë inteligjente dhe të shkathëta, po rrisim një brez të ri shumë të mirë.

Një kurorë nuseje kur mund ta shohim ta vendosësh në kokë?

Kur ta ketë shkruar Zoti!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat