Edhe pse ka vite që i është larguar tregut muzikor, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini qëndron pranë fansave të saj, nëpërmjet postimeve që bën në rrjetet sociale.
Pak muaj më parë, Anjeza u bë nënë për herë të parë dhe solli në jetë një vajzë që e quajti Victoria. Ajo herë pas here ka publikuar fotografi me të bijën në “Instagram”, por pa i treguar fytyrën.
Por së fundmi, Shahini ka vendosur që ta thyej këtë rregull. Ajo ka publikuar një imazh ku shfaqet së bashku me Tori-n, siç e thërret Anjeza, teksa vizitojnë kopshtin zoologjik.
Këngëtarja ndau në “Instagram” momentet e veçanta me vajzën, së cilës ia zbuloi pakëz fytyrën në një postim ku shfaqen pranë gjirafave.
“Vizita e parë e Torit në kopshtin zoologjik”, shkruan Anjeza, krahas fotos. Ndërkohë me to ishte edhe bashkëshorti i Anjezës, diplomati britanik Paul Edward Conolly.