Genc Prelvukaj thumbon kolegët: Ndikimi im në muzikë nuk vjen përmes skandaleve

Mediale Vip

Genc Prelvukaj thumbon kolegët: Ndikimi im në muzikë nuk vjen përmes skandaleve

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 00:01
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj është shumë aktiv në muzikë jo vetëm si këngëtar, por dhe si producent apo tekstshkrues.

Megjithatë ai ka treguar shpesh se nuk është i kënaqur me mënyrën se si vlerësohen këngët ditët e sotme, por Genci është i vendosur për të vazhduar me pasionin e tij.

Së fundmi ai ka reaguar sërish në lidhje me këtë çështje, pas komentit të dikujt që vinte në pah klikimet në një prej këngëve të tij.

Image

Një person ka shkruar në këngën e Gencit: “A do më thoni pse vetëm 1.3 milion? Si duket cilësinë e dëgjojnë pak veta…por durim.

Është super këngë”. Këngëtari i është përgjigjur vetë publikisht personit në fjalë dhe ka thumbuar këngëtarët, të cilën blejnë klikimet për t’u dukur të suksesshëm.

“Sepse çdo klikim është real. Emrin në muzikë nuk e kam blerë. Këngët e mia nuk janë bërë hite përmes lekëve, ndikimi im në muzikë nuk vjen përmes skandaleve, klaneve apo gjëra të ngjashme si këto, por të gjitha vetë i kam ndërtuar e ngritur me punë”, ka thënë Prelvukaj.

Kujtojmë se së fundmi këngëtari ka publikuar bashkëpunim me Aurela Gaçen “Adrenalinë”, një këngë ritmike ndërthurur me motive të muzikës tradicionale shqiptare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat