Sarah Jessica Parker tregon të pathënat nga xhirimet e serialit më të njohur: Më kanë ngacmuar

Mediale Vip

Sarah Jessica Parker tregon të pathënat nga xhirimet e serialit më të njohur: Më kanë ngacmuar

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 00:05
Sarah Jessica Parker

Sarah Jessica Parker ka rrëfyer së fundmi detaje të reja nga seriali që e bëri të njohur në vitin 1998 dhe e xhiroi deri në 2004-ën. Aktorja e njohur ka qenë e ftuar në një emision radiofonik ku foli për ‘Me too movement’ që ka në qendër barazinë gjinore dhe ndalimin e sjelljeve të papërshtatshme nga gjinia mashkullore kundrejt asaj femërore. 54-vjeçarja ka rrëfyer se gjatë xhirimeve të serialit të famshëm ku ajo ka qenë pjesë bashkë me Kim Cattrall, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, ka përjetuar disa herë ngacmime nga pjesëtarë të grupit të xhirimit. “Pavarësisht famës, njohjeve apo gjithçkaje tjetër që unë kisha, ndihesha e pafuqishme para tij. E kam urryer gjithmonë këtë mungesë balance mes dy gjinive”,-rrëfeu Jessica.

Problemi në fjalë, siç tregon aktorja është zgjidhur pas disa kohësh kur ajo bisedoi me agjentin e saj. Kujtojmë se Parker konsiderohet si një nga ikonat e ‘Hollywood’ dhe ajo është po aq e kërkuar sa dikur edhe tani kur mosha ka kaluar, por 54-vjeçarja vazhdon të jetë në formë të mirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat