Justin Bieber një djalë me fat, Hailey i dedikon fjalët më të ëmbla në përvjetorin e parë të martesës

Mediale Vip

Justin Bieber një djalë me fat, Hailey i dedikon fjalët më të ëmbla në përvjetorin e parë të martesës

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 00:09
Justin Bieber

Hailey dhe Justin Bieber po përjetojnë periudhën më të ëmbël krah njëri-tjetrit dhe 1 viti pasi u martuan, gjërat mes tyre duket se janë më mirë se kurrë. Në ditën e rëndësishme për ta, Hailey ka zgjedhur fjalët më të bukura për të kujtuar këtë ditë. “1 vit më parë i thashë ‘po’ shokut tim më të mirë dhe sot të dua më shumë se kurrë më parë. Jeta bëhet më e bukur çdo ditë vetëm prej teje. Zemra ime të përket ty përgjithmonë. Gëzuar për ne që po mësojmë dhe po rritemi bashkë”,- ka shkruar modelja krahas një fotoje me bashkëshortin.

Kujtojmë se celebrimi i dy të rinjve ishte i fshehtë, ndërsa dasma ende nuk është realizuar. Ky vit i parë me statusin e ri ka qenë i mbushur plot me ndodhi për dy të dashuruarit, të cilët pavarësisht vështirësive ja kanë dalë ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat