Prindër të një vajze, Paloma tregon problemet me bashkëshortin rumun dhe marrëdhënien me vjehrrën

Mediale Vip

Prindër të një vajze, Paloma tregon problemet me bashkëshortin rumun dhe marrëdhënien me vjehrrën

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 15:28
Rudina Demneri me familje

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur ndryshe si Paloma, ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në Pesë” për të folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin e saj rumun dhe vjehrrën. Teksa ka folur për çelësin e suksesit të martesës së saj, Paloma është ndalur edhe te problemet e konfliktet që ka me të shoqin që duket se rrotullohen gjithmonë rreth të njëjtës pikë.

“Ne kemi probleme si gatimin dhe punët. Ai do gjellë në drekë, gjellë në darkë dhe unë nuk e kuptoj se si mund të hajë njeriu gjellë në darkë. Për çdo problem që kemi, merr mamin në telefon dhe ajo gjithmonë i del kundër, sepse më do mua shumë”- është shprehur Rudina Demneri.

Sa i përket marrëdhënies me mamanë e bashkëshortit, gazetarja ka rrëfyer se ajo dhe vjehrra kanë një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo ka treguar se i shoqi sa herë që ata kanë konflikte merr të ëmën në telefon dhe se ajo gjithmonë mban anën e Rudinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat