Tayna me orarë të ngjeshur, ka 3 koncerte brenda kësaj dite

Mediale Vip

Tayna me orarë të ngjeshur, ka 3 koncerte brenda kësaj dite

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:13
Doruntina Shala e njohur si Tayna

Këngëtarja e njohur Doruntina Shala e njohur si Tayna, po kërkohet shumë nga publiku shqiptarë për shkak të këngëve të saj që shpejt rikthehen në hite.

Edhe kënga e fundit ‘Caliente’ po pëlqehet shumë, e gjithë puna e këngëtares duket se po i shpërblehet më së miri duke qenë se ajo është ndër këngëtaret me orarin më të ngjeshur në sezonin e verës. 

Ka qenë vetë këngëtarja e cila së fundmi ka publikuar orarin e koncerteve që ka vetëm brenda muajit korrik.

Vërehet se me datën 20 korrik, këngëtarja ka 3 koncerte brenda 24 orëve.

Fillimisht nga ora 23:00 do të performojë në Pejë, pastaj nga ora 00:30 në Gjakovë dhe nga ora 02:00 do të jetë në Prishtinë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat