Moderatorja e njohur vendos të largohet nga “Top Channel” pas 15-vitesh punë, zbulohet arsyeja

Mediale Vip

Moderatorja e njohur vendos të largohet nga “Top Channel” pas 15-vitesh punë, zbulohet arsyeja

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:33
Albana Osmani

Moderatorja e njohur, Albana Osmani, nuk do të jetë më pjesë e televizionit “Top Channel”.

Osmani ka vendosur që të largohet pas 15-vitesh punë te “Top”-ip, për shkak të disa pakënaqësive të krijuara brenda televizionit.

Sipas burimeve të “Prive”, moderatorja ka marrë këtë vendim pikërisht si pasojë e pakënaqësive të shumta të krijuara në punë.

“Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë nga televizioni nuk përkrahet as fushata ‘Ti je një luledielli’ dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi” – kështu ka deklaruar burimi i rezervuar për “Prive”.

Tani mbetët të presim reagimin e vetë Albana Osmanit në lidhje me këtë vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat