Fansat me zor po e presin, zbulohet ku po xhirohet klipi i Luanës dhe Faydee

Mediale Vip

Fansat me zor po e presin, zbulohet ku po xhirohet klipi i Luanës dhe Faydee

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:55
Luana Vjollca dhe Faydee

Luana Vjollca do të publikojë së shpejti një prej projekteve më të rëndësishme në karrierën e saj muzikore. Tashmë duket se ajo do të futet edhe në tregun ndërkombëtar.

Moderatorja ka zbuluar së fundmi se po përgatitet që të sjellë bashkëpunimin më të ri, me këngëtarin e njohur australian, Faydee.

Është bërë e ditur se Luana dhe Faydee aktualisht po merren me xhirimin e klipit, i cili duket se do të jetë shumë veror. Një ditë më parë, këngëtari i njohur publikoi një foto nga Prishtina, ku shkruante në shqip: “Mirmëngjes!”.

Ndërsa ditën e sotme, Faydee ka zbuluar për ndjekësit e tij ndodhet në Vlorë, nga ku ka dhuruar edhe pak pamje nga deti.

Ai shfaqet i veshur me një këmishë të zezë të zbërthyer në pjesën e gjoksit, dhe Faydee duket mjaft tërheqës. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim që të publikohet bashkëpunimi i tyre.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat