Pas përplasjeve të shumta në rrjet, Nicki Minaj kërkon të njëjtin respekt si Taylor Swift

Mediale Vip

Pas përplasjeve të shumta në rrjet, Nicki Minaj kërkon të njëjtin respekt si Taylor Swift

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:12
Nicki Minaj dhe Taylor Swift

Nicki Minaj ka qenë gjithmonë një nga reperet më të komentuara në ‘showbiz-in’ e huaj dhe kjo për shkak të deklaratave të saj tepër të guximshme. Së fundmi 36-vjeçarja ka treguar se i vjen shumë keq që nuk gëzon të njëjtin respekt nga publiku, ashtu si Taylor Swift. Ndonëse shprehin shpeshherë të njëjtat gjëra, ajo ka treguar se njerëzit e shohin ndryshe atë dhe Taylor. Megjithatë ajo ka theksuar se nuk ka dashur t’i dalë kundër koleges së saj në muzikë me këtë deklaratë. Ndërkohë nga ana tjetër, Swift nuk ka reaguar në asnjë lloj forme lidhur me këtë që ka shprehur reperja e njohur.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Taylor bëri publik faktin se ekzistonte një konflikt i ashpër midis saj dhe ish-menaxherit Scooter Braun, duke ju kundërvënë atij hapur në rrjet. Ky debat ka hasur reagime nga më të ndryshmet nga ndjekësit, por dhe miqtë e afërt të këngëtarëve të cilët kanë qenë në menaxhimin e Braun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat