Çifti më i dashur i aktorëve turk festojnë 3 vite martesë, publikojnë dedikimet më të ëmbla për njëri-tjetrin

Mediale Vip

Çifti më i dashur i aktorëve turk festojnë 3 vite martesë, publikojnë dedikimet më të ëmbla për njëri-tjetrin

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 18:20
Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu

Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu ditën e djeshme kanë festuar 3 vite nga dasma e tyre dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për ta nuk mund të mungonin dedikimet përkatëse.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gönlünü,gözünü,sözünü,canını sevdiğim... ❤️?

A post shared by Neslihan Atagül Doğulu (@neslihanatagul) on

Neslihan ka zgjedhur të publikojë disa foto krah bashkëshortit të saj me fjalët: “E dashuroj zemrën tënde, sytë e tu, fjalët e tua, jetën tënde”.

Ndërsa Kadir ka zgjedhur një mënyrë më të veçantë për të kujtuar përvjetorin e martesës. Ai ka realizuar një video me foto të bashkëshortes, ku aktorja shfaqet në momente nga më të veçantat, sigurisht të papublikuara më parë. Krahas saj ai shkruan: “3-sh i bukur. 33, 333, 3.333, 3.333.333”. Me këtë mënyrë të veçantë urimi, aktori ka lënë të kuptohet se është shumë i lumtur për këto tre vite të jetës së tij si i martuar dhe pret të kalojë edhe shumë tresha të tjerë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nice 3 lere! 33, 333, 3.333, 3.333.333 ∞

A post shared by Kadir Doğulu (@kadirdogulu) on

Kujtojmë se aktorët janë të njohur për disa role në serialet turke që janë transmetuar edhe në Shqipëri. Dy të rinjtë u martuan në 8 korrik të 2016-ës dhe që prej asaj kohe lajmet për ta kanë qenë të shpeshta, madje ka pasur edhe thashetheme për divorc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat