Ariana Grande flet pas kaq shumë kohësh për fejesën me Pete Davidson: Ishte e pakuptimtë

Mediale Vip

Ariana Grande flet pas kaq shumë kohësh për fejesën me Pete Davidson: Ishte e pakuptimtë

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 22:05
Ariana Grande dhe Pete Davidson

Ariana Grande dhe Pete Davidson jetuan një nga historitë më të shkurtra të dashurisë, por njëkohësisht më të diskutuarën. Në maj të 2018-tës ata u lidhën për herë të parë me njëri-tjetrin, më pas u fejuan dhe në tetor i dhanë fund marrëdhënies. Fejesa dhe ndarja e tyre erdhi e papritur dhe Ariana ka folur për herë të parë pasi kanë kaluar gati 9 muaj nga ajo kohë. Në një intervistë për “Vogue” këngëtarja ka rrëfyer se u lidh me Pete pasi miqtë e saj e bindën të largohej për në New York pas ndarjes nga Mac Miller.

“Unë njoha Pete dhe ishte një çmenduri e mahnitshme. Ishte e pakuptimtë dhe këndshme dhe shumë jo realiste dhe unë e doja atë pavarësisht se nuk e njihja”, është shprehur Grande. Më pas ajo ka folur edhe për ndarjen nga jeta të parakohshme të ish-partnerit tjetër, Mac Mill. Ariana është shprehur se ai nuk e meritonte atë fat, sepse ishte personi më i mirë që ka njohur. Këngëtarja ka kaluar një nga periudhat më të vështira pas ndarjes nga Davidson dhe vdekjes së Miller dhe duket se këto dy ngjarje kanë lënë shenjë në jetën e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat