Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar pas rastit që ka ndodhur në Shqipëri, ku një vajzë është dhunuar për tre vjet rresht nga babai i saj.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se çfarë monstrash ekzistojnë në këtë tokë, përcjell Bota sot.
Luma u ka bërë thirrje grave që të denoncojnë këta njerëz, pasi nejrëzit do t’i përkrahin, duke filluar nga ajo.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
O zot cfar monstrash ekzistojne ne kete toke!Goca, qika te reja, mos u permbani, denoncoini kudo keto monstra, ka shume njerez qe ofrojne perkrahje, cdo here ne cdo vend, duke nis nga une e besoj me mijera si une qe do tju dalin ne ndihme Jeni te forta e meritoni lumturine e botes!