Cardi B feston ditëlindjen e parë të vajzës së saj duke organizuar ‘festën’ më të bukur - Bota Sot
Cardi B feston ditëlindjen e parë të vajzës së saj duke organizuar ‘festën’ më të bukur

Mediale Vip

Cardi B feston ditëlindjen e parë të vajzës së saj duke organizuar ‘festën’ më të bukur

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 06:40
Cardi B dhe Kulture

Pavarësisht se është një nga femrat më të suksesshme në industri, Cardi B është dhe një nënë shumë e përkushtuar ndaj vajzës së saj.

Kulture tashmë ka mbushur 1 vjeç dhe ndryshe nga festat madhështore që shumica e VIP-ave organizojnë për fëmijët e tyre, Cardi ka vendosur ta surprizojë vogëlushen me disa tullumbacë që shkruajnë ‘Gëzuar ditëlindjen’ dhe me disa kekë të vegjël.

Ka qenë vetë reperja që ka publikuar një foto pranë Kulture në ambientet e shtëpisë të zbuluar, ku nënë dhe bijë duken shumë të gëzuara.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Alittle quick 12 o clock turn up 😩😩😩my baaaaaaaaaaaybeeeeeeeeeeeeeeeee.....Ok goodbye.

A post shared by MOSTHATEDCARDI (@iamcardib) on

Sipas ‘E!News’, Cardi dhe Kulture kanë një marrëdhënie aq të ngushtë, saqë reperja e quan vajzën e saj si mikeshën më të mirë.

Në fillim Kulture nuk dukej në asnjë rrjet social të mamasë së saj, ndërsa tani është e pamundur të shohim Cardi-n pa Kulture.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...