Zbulohet telefonata sekrete e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt pas ndarjes së tij nga Angelina Jolie

Mediale Vip

Zbulohet telefonata sekrete e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt pas ndarjes së tij nga Angelina Jolie

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 06:44
Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt menjëherë u kujtua të telefononte ish-partneren tjetër të tij, Jennifer Aniston. Së fundmi burime për “Us Weekly” kanë zbuluar se çfarë i ka thënë Brad në një telefonatë Jennifer pak pas divorcit me Angelina. Burimet kanë treguar se Pitt i është ankuar ish-bashkëshortes së tij se po kalon një periudhë të vështirë dhe stresuese, për shkak të ndarjes së dytë. Gjithashtu ai i ka kërkuar falje Jennifer, sepse pasi i dha fund lidhjes me të tha publikisht se martesa me aktoren ja kishte bërë jetën të mërzitshme dhe të lodhshme. Megjithatë pas telefonatës Brad dhe Jennifer nuk ju kthyen dashurisë së vjetër, por vendosën të qëndronin miq të mirë me njëri-tjetrin. Madje në shkurt të këtij viti Pitt ishte i pranishëm në festën e 50-vjetorit të Aniston, përkrah gjithë personazheve të tjerë të njohur. Ndërkohë kujtojmë se Brad nuk e ka finalizuar ende divorcin e tij me Jolie, sepse ata të dy vazhdojnë të mos bien dakord për disa detaje të marrëveshjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat