Së shpejti pjesë e ‘Miss Shqipëria’, Arjola Shehu zbulon se po jeton ëndrrën e saj

Mediale Vip

Së shpejti pjesë e ‘Miss Shqipëria’, Arjola Shehu zbulon se po jeton ëndrrën e saj

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 07:00
Arjola Shehu

Arjola Shehu është një nga emrat më të rinj të showbiz-it shqiptar dhe është kthyer shpejt në një nga moderatoret e preferuara nga publiku. Karriera e saj ka filluar me spektakle të mëdha. Përmendim këtu ‘Kënga Magjike’, ‘Netët e Klipit Shqiptar’ dhe tani ‘Miss Shqipëria’.

Arjola ka publikuar shpeshherë foto në rrjete sociale ku ka zbuluar momente nga xhirimet dhe përgatitjet, ndërsa ditën e sotme moderatorja është shfaqur e veshur me një fustan në stil princeshe dhe një kurorë në kokë.

Ajo ka marrë shumë komente pozitive nga miqtë dhe kolegët e saj, por ai që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i gazetares Fjodora.

Image

“E paske pasur ëndërr besoj?”, i ka shkruar ajo, ndërsa Arjola ia ka kthyer: “Vetëm ta prezantoja”.

Kujtojmë se nga dalja e saj në festivalin ‘Netët e Klipit Shqiptar’, Arjola mori shumë mbështetje dhe u komplimentua shumë për performancën e saj dhe gjallërinë që i fali mbrëmjes.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat