Shitet kontrata e parë e “The Beatles” në ankand për 300 mijë euro

Mediale Vip

Shitet kontrata e parë e “The Beatles” në ankand për 300 mijë euro

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 09:29
“The Beatles”

Kontrata e parë e bendit madhështor “The Beatles”, e nënshkruar me menaxherin Brian Epstein, është shitur për 300 mijë euro (340 mijë dollarë) në një ankand.

Paul McCartney, John Lennon, George Harrison dhe bateristi Pete Best e kanë nënshkruar këtë dokument më 24 janar të vitit 1962.

Me këtë kontratë, Brian Epstein premtoi të organizojë koncertet e grupit, të menaxhojë orarin e tyre, si dhe të organizojë takim me fansat, njofton BBC.

“Epstein ka formalizuar marrëveshjen e pasionit, energjisë dhe karizmës të parë në skenë”, ka thënë Gabriel Heaton, specialist i shtëpisë së ankandit.

Kontrata thekson se Epstein do të marrë dhjetë për qind, duke rritur në 15 për qind nëse paga e tyre tejkalon 133 euro (150 dollarë) në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat