Të gjithë femrat ‘çmenden’ pas tij, por a është Seven Saraqi në një lidhje?

Mediale Vip

Të gjithë femrat ‘çmenden’ pas tij, por a është Seven Saraqi në një lidhje?

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:10
Seven Saraqi dhe Lorena Haliti

Për një kohë të gjatë, Seven Saraqi jeton midis Amerikës dhe Shqipërisë. Ai është kthyer shpejt në një nga personazhet më të pëlqyer jo vetëm për shkak të këngëve të suksesshme që ka sjellë ndër vite, por edhe për shkak të pamjes së tij fizike tepër të kuruar. Kjo ka bërë që shumica e femrave që janë fansa të reperit, të ‘çmenden’ pas tij, por a është Seven në një lidhje? Ai i ka kthyer përgjigje kësaj pyetje gjatë një ‘bisede’ me ndjekësit e tij në ‘Instagram’, duke zbuluar kështu se vazhdon të jetë ‘single’.Përveç kësaj, reperi ka pranuar se pas një viti shkëputje nga muzika, këtë verë do të kthehet me një projekt të ri. Kujtojmë se disa vite më parë, Seven dhe modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti kanë qenë në një lidhje të gjatë dhe shumë serioze. Ata kanë pasur marrëdhënie të ngushtë me familjarët dhe publikonin shpeshherë fotografi krah njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket ndarjes së tyre, çifti është munduar ta mbajë sa më larg mediave dhe portaleve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat