E paskemi humbur!!! Artisti shqiptar qenka martuar 2 muaj më parë, së shpejti bëhet baba

Mediale Vip

E paskemi humbur!!! Artisti shqiptar qenka martuar 2 muaj më parë, së shpejti bëhet baba

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:30
Pier Noshi me Boranën

Ka kaluar në heshtje dhe pa shumë zhurmë dasma e një prej artistëve të rinj por të njohur shqiptarë. Pier Noshi është i njohur për cover-at e tij të shumtë në You Tube duke risjellë disa prej hiteve më të njohura në versionin akustik.

Artisti, i njohur edhe për performancat e tij në lokalet ku luhet muzikë live në vend, ka kurorëzuar në martesë historinë e tij të dashurisë me partneren Boranën, me profesion pedagoge.

Në fakt dasma e çiftit është organizuar në mes të muajit maj në Vlorë, ndërsa kurorëzimi ka ndodhur në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Celebrimin e Pierit dhe Boranës e ka bërë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i cili ka publikuar edhe fotot në rrjetet sociale.

Ndërkaq Bordo.al ka mësuar se çifti në fakt po presin të bëhen prindër për herë të parë dhe madje kanë zbuluar edhe gjininë: ata do të bëhen me një vajzë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat