Duket se Baby G dhe i dashuri i saj i kanë ndarë rrugët.
Baby G kishte vendosur ta bëjë publike lidhjen e saj nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale e edhe më zyrtarisht në këngën “Pretty Gangster” ku u shfaqën në skena të ‘nxehta’.
Mirë kjo romancë duket se ka marrë fund pasi Baby G i ka fshirë fotot me Lim Hotin dhe dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në Instagram.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, mirëpo kjo besohet se do të mirret vesh shumë shpejtë.
Në anën tjetër postimi i fundit i Baby G në Instagram ishte një foto ku shfaqet e vetme.
“Nëse ata nuk ju shikojnë juve si magjike, zhdukeni”, ishin fjalët e saj pranë postimit.