Sinan Vllasaliu humb një familjarë

Mediale Vip

Sinan Vllasaliu humb një familjarë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 19:00
Sinan Vllasaliu

Dita e sotme ka qenë e kobshme për këngëtarin Sinan Vllasaliu.

Ai është përballur me humbjen e rëndë të një prej personave më të afërt.

Fjala është për motrën e këngëtarit e cila ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare.

Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur përmes një postimi e bija e këngëtarit të njohur, Edona e cila është shprehur: ‘Prehu në paqe hallë’.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Vllasaliu!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat