Justin Bieber nuk ngurron t’i tregojë dashurinë publikisht, e mendon Hailey-n si mamanë e fëmijëve të tij

Mediale Vip

Justin Bieber nuk ngurron t’i tregojë dashurinë publikisht, e mendon Hailey-n si mamanë e fëmijëve të tij

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 06:53
Justin Bieber dhe Hailey

Ka kaluar thuajse një vit që prej momentit kur këngëtari i njohur, Justin Bieber vendosi të kurorëzojë dashurinë më partneren e tij, Hailey Baldwin, në martesë.

Që prej atëherë, ata kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga mediat e ndryshme, por dhe fansat e tyre, megjithatë  pavarësisht këtij fakti 25-vjeçari nuk ka hezituar asnjëherë t’i shprehë dashurinë publikisht partneres së tij.

Kështu ka bërë edhe në postimin e tij më të fundit në llogarinë në ‘Instagram’, ku ka ndarë me ndjekësit një foto krah Hailey-t.

Image

“I adhuroj takimet me ty. Një ditë unë do të kem takime baba-vajzë, nuk po përpiqem të dal diku pasi nuk dua të nxitohem. Dua thjesht të të shijoj vetëm ty për disa kohë”,- ka shkruar Bieber në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar reagimi i menjëhershëm nga fansat e tij.

Kujtojmë se shumë shpejt Justin dhe modelja Baldwin kanë planifikuar të organizojnë dasmën e tyre, ku siç janë shprehur do të jenë prezent miqtë më të afërt të dyshes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat