Ed Sheeran e konfirmon martesën me Cherry Seaborn

Mediale Vip

Ed Sheeran e konfirmon martesën me Cherry Seaborn

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 21:25
Ed Sheeran me Cherry Seaborn

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran, e ka konfirmuar martesën e tij me Cherry Seaborn.

Sheeran këtë e bëri të ditur në një intervistë për Charlamagne The God.

Aty këngëtari u pyet se a i kishte kushtuar dikujt këngën “Remember the name”, pasi sipas Charlamagne The God, aty flitet për dukjen e gruas.

Sheeran tha se tekstin e këngës së tij “Remember the name” e kishte realizuar para se të martohej me gruan e tij, Cherry Seaborn.

“Kjo këngë ka qenë para se unë dhe Cherry të martohemi, unë e kam ditë që ne do të martohemi, kështu mendova ta shkruaj”, ka thënë Sheeran në këtë intervistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat