Xhensila publikon momentin e parë kur mori në krah Ajkën pas lindjes

Mediale Vip

Xhensila publikon momentin e parë kur mori në krah Ajkën pas lindjes

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 22:43
Xhensila

Dita e së premtes ka qenë më e veçantë për çiftin e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Kjo pasi vajza e tyre e vogël, Ajka, ka festuar njëvjetorin e lindjes.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

12.07.2018 ☀️? @bes_kallaku @rezartashkurta faleminderit që e ke përjetsuar ktë moment.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

 

Në këtë ditë, dyshja kanë vendosur që të organizojnë një festë të veçantë për më të voglën e tyre, e cila tashmë ua ka ndryshuar jetën.

Më emocionale në këtë ditë është treguar Xhensila, e cila ka publikuar një video që shfaq momentin e parë kur mori të bijën e saj në krah pas lindjes.

“12.07.2018, Bes Kallaku, Rezarta Shkurta, faleminderit që përjetësove këtë moment”, ka shkruar Myrtezaj duke falënderuar kështu këngëtaren e njohur për realizimin e videos.

Ndërkohë, gjatë ditës edhe aktori i humorit Bes Kallaku, publikoi në rrjetet sociale një fotografi me dedikim special për Ajkën.

“O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tende te pare. Unë nuk do te te shkruaj shumë gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar . C’ti bëjmë qaramanes? Egziston një force aq e madhe tërheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmonë qe te kesh sy qe shohin me te mirën tek te tjerët”, ka shkruar Kallaku.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten . Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashk, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashk perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syt e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty. Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka. Ajka endrra jone e ber realitet.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat