Luana Vjollca dhe Faydee publikojnë këngën e re “Yalla Habibi”

Mediale Vip

Luana Vjollca dhe Faydee publikojnë këngën e re “Yalla Habibi”

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 14:37
Luana Vjollca dhe Faydee

Ashtu siç kishin paralajmëruar, dyshja Luana Vjollca dhe Faydee kanë publikuar tashmë bashkëpunimin e tyre shumë të përfolur.

“Yalla Habibi” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike verore dhe i dedikohet dashurisë.

Muzika është punuar nga Bini Diez dhe Cekic Beats, gjersa për orkestrimin është kujdesur Rrzon Music.

Për tekstin janë kujdesur vet Luana me Faydee-n, në bashkëpunim me Filloreta Raçi – Fifin.

Klipi i këngës është mjaft veror, dhe xhirimet e tij janë kryer në bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Kosova, Imagine Films.

Luana përndryshe ka qenë shumë aktive në muzikë muajve të fundit me prurje të shumta, të cilat janë pritur mirë nga fansat e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat