Adrola Dushi: E kam ëndërr, dua të kem 10 fëmijë

Mediale Vip

Adrola Dushi: E kam ëndërr, dua të kem 10 fëmijë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 22:11
Adrola Dushi me të birin Troi

Një nga modelet më të bukura shqiptare, Adrola Dushi në një intervistë për "Prive", ka zbuluar 10 gjëra që nuk i dinim për të e një prej tyre kishte të bënte me ëndrrën e saj më të madhe.

Adrola u shpreh se dëshiron të ketë 10 fëmijë sepse i do shumë ata dhe tregoi që ka një marrëdhënie shumë të bukur me të birin Troi.

"E kam ëndërr që një ditë kur të jem e stabilizuar, se tani nuk jam më e stabilizuar me jetën time, të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli, 10 fëmijë dua të kem dhe shpresoj t'i kem, dasht Zoti", u shpreh Adrola.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat