Vetëm pak pas publikimit, Luana dhe Faydee thyejnë rrjetin me këngën e re

Mediale Vip

Vetëm pak pas publikimit, Luana dhe Faydee thyejnë rrjetin me këngën e re

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:35
Luana dhe Faydee

Pas pritjes së gjatë, Luana publikoi sot bashkëpunimin me këngëtarin me famë botërore Faydee. Kënga mban titullin "Yalla Habibi" dhe u pëlqye shumë nga publiku.

Madje në vetëm pak orë pas publikimit në Youtube, kënga ka arritur plot 1 milion shikime. 

Gëzimin për këtë sukses, Luana e ka shprehur edhe me anë të një postimi në Instagram ku shkruan: "WOW 1 milion. Faleminderit nga zemra. Ne ja dolëm Faydee".

Image

Në videoklip Luana dhe Faydee shfaqen në dy skena së bashku duke kënduar e kërcyer së bashku. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat