Clooney me “mision të fshehtë” për të lidhur Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Mediale Vip

Clooney me “mision të fshehtë” për të lidhur Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:53
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Pas 14 vitesh prejse aktori amerikan Brad Pitt (55) dhe aktorja Jennifer Aniston (50) ishin shkurorëzuar, si duket miku i tyre George Clooney (58) ka një plan. Flitet që George ia ka vënë vetes misionin për të bashkuar sërish Brad dhe Jennifer, shkruan Mirror.

Plani i tij ka filluar ashtu që ish-bashkëshortët i kishte ftuar që të udhëtojnë me të dhe bashkëshorten e ti Amal (41) në një udhëtim sekret në Romë.

Arsye për këtë është që George dëshiron që të shohë përsëri të lumtur një prej miqve të tij më të mirë. Sipas tij, kjo nënkupton vetëm një gjë – lidhjen e sërishme me Jennifer.

Kështu Brad dhe Jennife kishin qëndruar në vilën private në Romë. George e kishte organizuar krejt këtë duke thënë që vendosjen e kishte rezervuar për prindërit e vet, që të mos kishte sy kureshtarë fare.

Interesante është që Brad është i interesuar për të jetuar sërish me Jenifer dhe pohon që mund t’i besojë. Pasi që Jennifer u shkurorëzuar nga aktori Justin Theroux (48), Bradi ashiqare mendon të provojë sërish.

Martesa mes Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u prish pasi që aktori u dashurua në Angelina Jolien.

“Mu bë e qartë që po tentoja të gjeja filmin për jetën interesante, ndërsa unë vetë nuk bëja një jetë interesante. Ishte një përpjekje e shtirjes që martesa ishte diçka që nuk ishte”, kishte deklaruar Brad para 14 vitesh duke shtuar që në atë martesë donte më shumë seç mund të ofronte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat