Ed Sheeran ka konfirmuar se është martuar. Këngëtari tha në një intervistë për iHeartRadio's se u martua me shoqen e fëmijërisë Cherry Seaborn.
Sheeran rrëfeu se vendosën të lidhnin nyjë ndërsa diskutonin për tekstin e këngës së tij të re me Eminem dhe 50 Cent, "Remember My Name," ku e quan Seaborn “gruaja ime”.
Në këngë ai thotë: “Gruaja ime vendos të kuqe por duket më mirë pa buzëkuq.”
Këngëtari u shpreh se e shkroi tekstin para se të zyrtarizonte martesën me Seaborn.
28-vjeçari njoftoi se ai dhe e dashura e tij ishin fejuar në janar 2018.
Ata janë njohur me njëri-tjetrin që kur ishin fëmijë. Por filluan të dilnin vetëm në vitin 2015, kur Sheeran e ftoi në Fourth of July të Taylor Swift.