Fansat e Michael Jackson hedh në gjyq akuzuesit e këngëtarit për abuzim seksual

Mediale Vip

Fansat e Michael Jackson hedh në gjyq akuzuesit e këngëtarit për abuzim seksual

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 09:50
Michael Jackson

Fansja e madhe Myriam Walter pasi pa dokumentarin e HBO "Leaving Neverland", ku dy dëshmitarë kryesorë rrëfyen akuzat për abuzim seksual ndaj këngëtarit.

Walter tha se kur dëgjoi akuzat vuri duar në kokë dhe bërtiti.

Ish infermierja 62-vjeçarja, duke iu referuar pedofilisë së pretenduar të Jackson, tha: “E di, është e pamundur që ai ta ketë bërë këtë, pavarësisht se nuk e kam takuar kurrë. Gjithçka u bë për të fituar para.”

Tani ajo është në mesin e tre grupeve të fansave të Michael që po hedhin në gjyq dy viktimat e pretenduara të abuzimit seksual të Mbretit të Popit, Wade Robson dhe James Safechuck. Ata kanë ngritur akuzat në një gjykatë në Francë në përpjekje për të hequr imazhin e rëndë të ngritur ndaj idhullit të tyre që vdiq në vitin 2009.

Robson dhe Safechuck, tani 41 vjeç dhe 37 vjeç, pretenduan në dokumentarin katër-orësh se u abuzuan seksualisht nga Jackson për vite, kur ishin të mitur në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve '90.

Edhe pse nuk banojnë në Francë, ata ngritën padinë në këtë shtet sepse është e paligjshme të bëhen akuza kriminale ndaj të vdekurve.

Robson dhe Safechuck janë hedhur në gjyq për një shumë simbolike 1.13 dollarë secili për dëmtimin e kujtimit të një të vdekuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat