Morena Taraku publikon këngën e re “Swag”, e cila flet për jetën e saj luksoze

Mediale Vip

Morena Taraku publikon këngën e re “Swag”, e cila flet për jetën e saj luksoze

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 14:50
Morena Taraku

Morena Taraka ka publikuar këngën e saj më të re.

“Swag” mban titullin projekti i ri muzikor i saj, ku ajo flet për jetën private të saj, në veçanti luksin të cilin ajo e shijon.

Melodia e këngës është realizuar nga NLS, i cili ka shkruar edhe një pjesë të tekstit, ndërsa pjesën tjetër e ka shkruar vet Morena.

Klipi i këngës është mjaft ekstravagant, dhe në të bukuroshja nga Peja vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese.

Për anën vizuale është kujdesur MAX Production, në Shqipëri.

Morena tash e sa kohë është zhvendosur në Turqi, dhe ka përqendruar të gjitha aktivitetet e saj atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat