Vjehrra e zbulon jetën e Ronaldinhos në mes dy grave të tij

Mediale Vip

Vjehrra e zbulon jetën e Ronaldinhos në mes dy grave të tij

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:01
Ronaldinho, Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza

Ish futbollisti i famshëm i Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinho, vlerësohet si njëri prej futbollistëve më spektakolare në historinë e futbollit. Por, karriera e tij e kishte një të metë të madhe. Më shumë se profesionalizmin, stërvitjet dhe seriozitetin në futboll e preferonte jetën e natës, dëfrimin pa kufi, alkoolin dhe femrat e bukura.

Madje, ai dikur kishte filluar të bashkëjetojë me dy femra në të njëjtën kohë. Bëhet fjalë për Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza. Ato ishin të dashuruara në yllin brazilian dhe e pranonin këtë formë të jetës.

Nëna e Priscilla Coelho, Maria Aldenice dos Santos, e ka zbuluar jetën e Ronaldinhos me vajzën e saj dhe të dashurën tjetër të tij.

“Ai i kishte dy dhoma gjumi, një për vajzën time dhe tjetrën për të dashurën tjetër të tij. Të dyja ato ishin të dashuruara në Ronaldinhon dhe nuk e kishin problem të jetonin në atë mënyrë. Ato nuk qëndruan kurrë në të njëjtin shtrat. Ronaldinho një ditë tekonte njërën, një ditë tjetrën. Ronaldinho nuk ka bërë dallime. I ka trajtuar njësojë”, ka treguar gruaja për “Mirror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat