Pas dyshimeve për shtatzëni, ka të reja nga Marina Vjollca

Mediale Vip

Pas dyshimeve për shtatzëni, ka të reja nga Marina Vjollca

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 14:09
Marina Vjollca

Emri i saj po lakohet shpesh nëpër media.

Së fundmi në mediat rozë kanë qarkulluar zëra se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po pritet që të bëhen prindër për herë të parë.

Mirëpo ajo nëpërmjet një komenti e ka mohuar një gjë të tillë nëpërmjet Instagramit.

E tani emri i Marinës po lakohet lidhurm e profesionin e saj. Pas një mungese të gjatë thuhet se ajo po rikthehet në moderim.

Moderatorja, e cila i mungoi ekranit për dy vite, rikthehet sërish aty ku e la, por këtë herë me një program krejt ndryshe.

Marina do t’i bashkohet Besit dhe Olsit në një program risi, me skenaristin e “BE Caffe”, Vangjel Kozmai. Le të shohim se ç’do të bëjnë në program të tre, Besi, Olsi dhe Marina, në vend të Erion Isait, i cili la emisionin për postin e kryetarit të Bashkisë së Ersekës.

Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku do të nisin emisionin e tyre në prime time, i cili pritet të jetë në orën 20:00 të së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat