Martesa e Stresit me Keisin në krizë? Ja çfarë po ndodh 1 muaj pas daljes së reperit nga burgu

Mediale Vip

Martesa e Stresit me Keisin në krizë? Ja çfarë po ndodh 1 muaj pas daljes së reperit nga burgu

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 16:04
Stresi dhe Kejsi

Reperi Stresi dhe bashkëshortja e tij, Keisi nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Madje ajo ka hequr edhe mbiemrin Lushaj te profili i saj në “Instagram”.

Kjo gjë ka hedhur dyshimet se Stresi dhe Keisi i kanë dhënë fund martesës vetëm një muaj pas lirimit të reperit nga burgu.

Nga ana tjetër, Keisi ka në “Instagram” vetëm një foto me Stresin, të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa së fundmi, bashkëshortja e Stresit ka publikuar një foto ku shihet vetëm bashkëngjitur me të shkruan: “Jepu dhuratën e mungesës tënde atyre që nuk e vlerësojnë prezencën tënde”.

Kujtojmë se pak ditë më parë, çifti dukej mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, pasi publikuan disa imazhe nga një darkë familjare.

Të jenë ndarë vërtetë? Të presim reagimet e Stresit dhe Keisit në lidhje me këto dyshime.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat