Manjola Nallbani krenare për të bijën, përveçse shkrimtare edhe një nxënëse e shkëlqyer - Bota Sot
Manjola Nallbani krenare për të bijën, përveçse shkrimtare edhe një nxënëse e shkëlqyer

Mediale Vip

Manjola Nallbani krenare për të bijën, përveçse shkrimtare edhe një nxënëse e shkëlqyer

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 22:46
Manjola Nallbani me vajzën

Manjola Nallbani është nënë e dy vajzave dhe me to ka një lidhje shumë të ngushtë. Këngëtarja ka treguar gjithmonë se të bijat i ka mbështetur në çdo hap dhe ato dinë si t’ja shpërblejnë mundin dhe sakrificën. Vajza e vogël e saj, Sindi, ka përfunduar me sukses studimet në shkollën 9-vjeçare dhe për këtë gjë është vlerësuar me një fletë lavdërimi. Manjola ka publikuar një foto të dokumentit në ‘Instagram’, në të cilën thuhet se Sindi zotëron nivele të lartë të kompetencave në të gjitha fushat dhe se ka marrë pjesë vazhdimisht në aktivitetet e shkollës. Kjo gjë e ka lumturuar pafund Manjolën, ndaj ajo nuk ka ngurruar ta shprehë gjithë krenarinë publikisht. “Se ti të shton jetën”, ka shkruar këngëtarja bashkëngjitur fotos shoqëruar me figurën e një diamanti.

Vajza e vogël e këngëtares ka treguar se është shumë e talentuar dhe një vajzë tepër e zgjuar. Në nëntor të vitit të kaluar në panairin e librit, Sindi prezantoi librin e  saj të dytë. Ajo arriti të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve jo vetëm si vajza e Manjolës, por edhe si një adoleshente që punon fort dhe është e dedikuar ndaj kulturës e artit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...